Justin dhe Hailey Bieber festojnë katër vjetorin e martesës

Justin dhe Hailey Bieber festojnë katër vjetorin e martesës

12:26, 14/09/2022

Justin dhe Hailey Bieber po festojnë katër vjetorin e martesës.

Të dy kanë përdorur rrjetet sociale për ta uruar njëri-tjetrin.

“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë. Faleminderit që më bërë më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi Justin.

Ndërkohë Hailey shkroi: “4 vite e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë, dashuria e jetës time. Faleminderit Zotit për ty”.

Justin dhe Hailey u fejuan në korrik të vitit 2018 dhe u martuan në një ceremoni shumë intime në New York në shtator të vitit 2018.

Një vit më vonë, më 30 shtator 2019, çifti u martua sërish në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco