Betejë e re në rrjetet sociale mes fansave të Johnny Depp dhe Amber Heard

Betejë e re në rrjetet sociale mes fansave të Johnny Depp dhe Amber Heard

14:14, 03/08/2022

Një hashtag që mbron Amber Heard u bë i njohur në ‘’Twitter’’, pasi dokumente të reja gjyqësore u publikuan në çështjen e shpifjes së ngritur nga Jonny Depp.

#AmberHeardDeservsAnApology, ‘’Amber Heard meriton një kërkim falje’’, është hashtagu që po kthen në vëmendje përsëri rastin gjyqësor mes çiftit.

‘Daily Beast’, publikoi disa gjetje nga dokumentet e gjykatës, ku ekipi i Heard tha se Depp, ish-bashkëshorti i aktores, kërkoj të fuste fotot nudo të saj në prova, si dhe kishte modifikuar regjistrimet audio të grindjes së çiftit.

Avokatët e Depp dhe Head nuk pranuan të komentojnë rreth rastit. Mbështetja në internet e cila u krijua nga disa prej fansave të saj, shënon një ndryshim qëndrimesh ndaj Heard-it, e cila gjatë gjyqit gjashtë-javor në ‘’FairfaxCounty, Virginia’’, ishte në qendër të reagimeve dhe ofendimeve nga fansat e Depp-it.

Seancat dhe procedurat gjyqësore të këtij divorci u transmetuan në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco