Kida dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat duke sjellë edhe këtë verë një projekt muzikor, i cili përmban dy këngë.
‘’AM/PM’’ erdhi edhe me videoklip dhe krahas ritmit që sollën u komplimentuan edhe për videon.
E pikërisht videoklipi ka një veqori interesante sa i përket lokacionit ku është xhiruar.
Për projektin e parë, “AM”, Kida dhe Butrinti kanë marrë rrugë drejt Turqisë.
Ata kanë xhiruar në shtëpinë ikonike të një prej serialeve më të njohura turke.
Bëhet fjalë për shtëpinë në serialin “Kara Sevda”. Në serial, ajo është shtëpia e një prej protagonistëve kryesor të të gjithë ngjarjes, Emirit.
© SYRI.net