Anna Lika tregon nëse do të të merrte pjesë në BBV, teksa rrëfen detaje të tjera

Anna Lika tregon nëse do të të merrte pjesë në BBV, teksa rrëfen detaje të tjera

10:54, 21/04/2022

Në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio ishte e ftuara aktorja e njohur Anna Lika.

Annën e kemi parë shpesh në formate televizive, filma dhe në shumë shfaqje teatrale ku ka lëvruar zhanre të ndryshme, nga ato humoristike e deri te ato dramatike.

 

Ajo është po ashtu një balerinë profesioniste.

Anna nuk është bërë artiste nga rastësia, pasi dhe dy tezet e saj Ingrit dhe Inis Gjoni janë shumë të njohura për publikun. Fillimisht, Anna tregoi se me cilën prej tezeve të saj është më e lidhur.

 

“Ndoqa rrugën e Inisit për shkollë baleti dhe të Ingridit për aktrim. Të rritesh në një familje që merret vetëm me art do s’do ti nuk bën dot gjë tjetër. Tezja e preferuar është Ingriti nuk është e fshehtë kjo”, tha ajo.

Për sa i përket anës profesionale, ajo tha se në “Portokalli” shkon si e ftuar dhe ndihet komode, por nuk e shikon veten në televizion, pasi preferon teatrin.

 

“Unë do zgjidhja gjithmonë teatrin. E provova televizionin, por mendoj se njerëzit nuk duhet të dalin nga profesioni i tyre. Shkoj si e ftuar në ‘Portokalli’ sepse jam shumë komode duke punuar me Xhodën, nuk e mendoj si një kontratë afatgjatë, nuk e shoh si një punë timen. Nuk e mendoj veten në një format të tillë”, tha ajo.

 

Për sa përket marrëdhënies së saj shoqërore dhe profesionale me aktorin e njohur Xhoda që shpesh nuk ngurrojnë të na e tregojnë në rrjete sociale se sa e mirë është, Anna tha se “Xhoda është i vetmi njeri që dhe kur jam gabim nuk ma prish. Me Xhodën kam komplet një marrëdhënie tjetër, është më e mira që mund të ekzistoj”.

 

A ka marrë Anna një ftesë për të qenë pjesë e ‘BBV’ dhe a e mendon ajo ndonjëherë pjesëmarrjen në këtë ‘reality-show’?

“Unë ‘BBV’ nuk e kam ndjekur dot, por kam dëgjuar kudo. Më erdhi propozim për këtë sezon. Nuk do të merrja pjesë sepse njoh shumë mirë veten time, nuk dua të prish marrëdhëniet me asnjë lloj njeriu”, tha Anna.

 

Aktorja dhe edhe disa detaje për marrëdhënien e saj.

“I dashuri im nuk është futbollist. Unë e kam shumë qejf familjen. Mendoj që kur mendon që të krijosh një familje dhe të sjellësh në jetë një qenie tjetër duhet të kesh shumë gjëra në terezi, anën financiare, punën, duhet t’i kesh shumë për terezi gjërat”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco