Dua Lipa emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas 2 vitesh

Dua Lipa emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas 2 vitesh

17:58, 17/04/2022

Dua Lipa ka pritur gjatë për rikthimin e saj në skenë në Britaninë e Madhe, pasi më në fund filloi turneun britanik “Future Nostalgia” në Mançester, të vonuar për shkak të pandemisë.

Gjatë një interviste me The Sun, artistja pranoi se “kishte ndryshuar shumë” që nga koha kur turneu i saj ishte menduar të zhvillohej.

 

Ajo e përshkroi reagimin nga fansat e saj si “mirëseardhja më e mirë në shtëpi”.

“Kemi pritur kaq shumë për të bërë këtë shfaqje, e zhvendosëm dhe e shtymë dhe më në fund jemi këtu”, tha Dua.

 

Në përputhje me emrin e turneut, Dua iu rikthye me nostalgji koncerteve më të mira të viteve të fundit në Mançester.

Ajo tha: “Po shikoja fotografitë e koncerteve të mia të mëparshme këtu në Mançester dhe u emocionova shumë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar në atë që ndjehet si ‘kaq pak kohë’”.

 

Dua dukej yll në këtë turne, teksa doli në skenën e madhe të “The AO Arena”, e veshur me Neon rozë dhe makijazh të lehtë që nxirrnin në pah tiparet e bukura të fytyrës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco