Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e saj të 36-të.
Në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh, kolegë e familjarë të shumtë, këngëtarja e hitit “Fb” shënoi festimin e 36 pranverave në jetën e saj.
Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga festa, ku shihet se është kënaqur e dëfryar e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.
© SYRI.net