Luana merr vëmendje edhe nga arabët, e çojnë në 'hanë'

Luana merr vëmendje edhe nga arabët, e çojnë në 'hanë'

12:22, 05/04/2022

Luana Vjollca është një nga personalitetet shqiptare më të suksesshme në fushën e televizionit.

Prezantuesja e njohur është edhe nga pesonazhet më të ndjekur shqiptar në rrjetet sociale, por fama e saj ka kaluar edhe kufijtë.

Së fundmi Luana është shfaqur në kopertinën e një prej magazinave më të njohura arabe Ounousa, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

Media e njohur që ndiqet në Facebook nga 15 milionë ndjekës e në Instagram nga më shumë se 900 mijë, e përshkruan yllin shqiptar si femrën model, e cila ka tejkaluar kufijtë e një femre të zakonshme me sukseset e saj.

 
 

 

Duke folur për rrugën e saj drejt suksesit që gëzon sot, Luana shpreson që historia e saj të frymëzojë femrat e tjera.

‘’Shpresoj që kam inspiruar ndonjë femër që ka lexuar revistën tuaj’’, ka shkruar Luana në postimin e faqes së njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco