Veprimi i Bruno Mars në “Grammy” po krahasohet me skandalin e Will Smith, ja çfarë bëri ai

Veprimi i Bruno Mars në “Grammy” po krahasohet me skandalin e Will Smith, ja çfarë bëri ai

11:44, 05/04/2022

Bruno Mars ka irrituar të pranishmit por edhe shikuesit nga shtëpia me veprimin e tij në Grammy Awards.

Këngëtari teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin si “Rekordi i Vitit”, Bruno Mars doli përballë audiencës dhe çuditërisht, vendosi një cigare në gojë.

Reagimet për këtë veprim ishin të shumta madje shumë prej tyre e krahasojnë me skandalin e Will Smith në Oscars.

Një person shkroi në Twitter:

“Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammy në mes të dorëzimit të një çmimi, a mund të flasim pak për këtë sesa Will Smith tani?”

Ndërsa dikush tjetër shkroi: “Muzikë e shkëlqyer, por Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenë? Një koncert që unë nuk do të shkoj kurrë’’.

Këngëtari nuk ka pasur ndonjë reagim pas kritikave të ndjekësve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco