Të gjitha shenjat tregojnë se kënga e re e Donaldit i dedikohet kësaj here Trixës!

Të gjitha shenjat tregojnë se kënga e re e Donaldit i dedikohet kësaj here Trixës!

14:16, 04/04/2022

E dëgjuam dhe e stër-dëgjuam këngën e Donaldit dedikuar Borës, por duket se kësaj here “kartat e lojës” po ndryshojnë.

S’ka më këngë për Borën, të paktën për momentin.

 

Të gjitha shenjat tregojnë se projekti i ri i Donaldit po i dedikohet Trixës.

Ai ka publikuar një fragment ku dëgjohet që përdor frazën “anormale”, të cilën shpeshherë ja ka thënë Beatrixit brenda shtëpisë, siç mund ta shihni edhe në video.

 

Trixa ende s’ka reaguar dhe çudi, pasi ajo iu përgjigj menjëherë ‘thumbit’ të Borës më 1 Prill.

Moderatorja e njohur e emisionit “Për’puthen”, publikoi një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku shprehej se do të publikonte një këngë të re në orën 20:00.

 

Bora publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja “përfaqësuese” e këngës, ndërkohë që titulli ishte “Nuk jam si ti”.

Ka qenë pikërisht Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftonte publikimin e një kënge të re! Prisni se ka akoma… titulli i këngës ishte “As unë si ti” dhe do të publikohej po ashtu në orën 20:00!

 

Të dyja vajzat treguan më vonë se projektet ishin shaka për 1 prillin, por thumbat e hapur s’na u dukën dhe aq shaka.

@beatrix_fanss #beatrixramosaj #donaldveshaj ♬ original sound - B E A T R I X🌹

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco