U tha se punonte kamariere/ Ish-partnerja e Stresit reagon për herë të parë: ‘Nuk më kapët mat, punoj në bankë dhe...’

U tha se punonte kamariere/ Ish-partnerja e Stresit reagon për herë të parë: ‘Nuk më kapët mat, punoj në bankë dhe...’

12:40, 04/04/2022

Ditën e djeshme lajmi ku u mësua se çfarë pune bënte në Kanada ish-partnerja e Stresit, Keisi, bëri bujë të madhe.

Ajo ishte kameriere në një klub nate dhe menjëherë ky fakt u bë viral në rrjet.

Image

Lidhur me këto lajme, Keisi ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

Ish-partnerja e reperit të njohur ka theksuar se ka punuar që në moshën 18 vjeçare dhe nuk e ka mohuar punën që bën.

 

Ajo ka thënë se as nuk ka turp për këtë.

Jo vetëm kaq, pasi ajo ka folur edhe për Stresin, i cili ditën e djeshme i doli në mbrojtje të saj.

 

Keisi tha se për reperin do të ruaj përjetësisht një respekt shumë të madh.

“Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas. Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtir kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj.

Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në marka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër. Haptazi e kam treguar vendin e punës.

 

Vijnë shumë shqiptar dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë çfarë zgjidhje ju i jepni femrës? Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes. Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe”, shkruan Keisi në “Instastory”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco