Shuplaka në ‘Oscars’ po i sjell përfitime të mëdha Chris Rock-ut

Shuplaka në ‘Oscars’ po i sjell përfitime të mëdha Chris Rock-ut

18:28, 03/04/2022

Chris Rock pritet të përfitojë para të madhe pas incidentit që ndodhi në ceremoninë ‘Oscars’, ku u godit me shuplakë nga Will Smith.

Aktori komik ‘u përmbyt’ me oferta të konsiderueshme parash për intervistën e tij të parë, ndërsa Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, i sugjeruan emisionet e tyre për komentet e para të aktorit.

Intervista nuk është e vetmja gjë që mund t’i sjellë të ardhura 57-vjeçarit dhe sipas The Sun, biletat për shfaqjen e tij ‘stand-up’ janë ndër më të kërkuarat e ditëve të fundit – nga të cilat do të përfitojë rreth dy milionë dollarë.

Zgjidhja e situatës “me aq gjakftohtësi” ka kontribuar në popullaritetin e tij dhe si rezultat po fiton shuma të konsiderueshme. Turneu i ‘stand-up’ i komedisë së tij është shitur muaj më parë, por ai ka shtuar më shumë data falë rritjes së kërkesës.

Momenti kur Smith goditi Rockun, pasi ky i fundit bëri shaka për gruan e aktorit, Jade Pinkett-Smith, është konsideruar si një nga momentet më tronditëse në historinë e Academy Awards.

Sipas mediave amerikane, Willit i janë dhënë dy javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij në Hollywood, pasi Akademia konfirmoi se janë duke votuar për ndërmarrjen e masave disiplinore. Smith po përgatitet të dëshmojë për rastin e tij në një seancë dëgjimore më 18 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco