VIDEO/ Afrikani bëhet viral në rrjet, krijon këngë me fjalët e Will Smith në ‘Oscars’

VIDEO/ Afrikani bëhet viral në rrjet, krijon këngë me fjalët e Will Smith në ‘Oscars’

15:37, 03/04/2022

Një djalë afrikan i njohur me pseudonimin “The Kiffness” është shumë viral në rrjetet sociale.

Ai krijon këngë me fjalët e njerëzve dhe me kafshë.

Mirëpo, së fundmi, “The Kiffness” i ka surprizuar të gjithë pasi  krijoi një këngë edhe me fjalët e aktorit Will Smith në ceremoninë “Oscars”.

“Emrin e gruas sime mbaje larg gojës tënde”, ishin fjalët e Smith drejtuar Chris Rockut në mbrëmjen e “Oscars”, të cilat Kiffness i ka shndërruar në këngë.

Kujtojmë që ditën e premte aktori i njohur, ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit pasi goditi Chris Rock në ceremoninë e Oscars të së dielës së kaluar.

“Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar nga Smith.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Kiffness (@thekiffness)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco