Fansat janë të bindur se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Kylie i ndryshoi emrin djalit pas 2 muajsh

Fansat janë të bindur se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Kylie i ndryshoi emrin djalit pas 2 muajsh

13:15, 27/03/2022

Kylie Jenner ka habitur të gjithë me ndryshimin e emrit të djalit të saj pas 2 muajsh që erdhi në jetë.

Se bebushi nuk quhet më Wolf ajo lajmëroi përmes rrjeteve sociale duke mos zbuluar emrin e ri dhe duke thënë se thjesht nuk i përshtatej.

Por ndjekësit janë të bindur se prapa qëndron një tjetër arsye dhe ajo është përplasja e Jenner me ish-shoqen e saj, Tammy Hembrow.

Influencuesja ka një djalë 6-vjeçar, i cili gjithashtu quhet Wolf.

Pasi Kylie zbuloi emrin e djalit, Tammy postoi në Instagram një foto të djalit të saj, duke shkruar: “My Wolf”.

Shumë fansa e interpretuan postimin si një thumb ndaj miliarderes se ka kopjuar emrin e djalit të saj.

Modelja mirëpriti djalin e saj në vitin 2015, kur ajo ishte ende mike me Kylie dhe familjen e saj.

Dyshja ishin shumë të afërta për një kohë, pasi Tammy ishte e ftuar edhe në festën e 21-vjetorit të Kylie-t.

Në vitin 2019, miqësia e Kylie dhe Tammy përfundoi zyrtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco