Këngëtarët që e shfrytëzuan në maksimum BBV për t'i 'dhezë' më shumë këngët e tyre

Këngëtarët që e shfrytëzuan në maksimum BBV për t'i 'dhezë' më shumë këngët e tyre

15:00, 02/03/2022

Efekti i Big Brother Vip ka qenë i gjerë në shumë dimensione, jo vetëm në shikueshmëri.

Formati BBV bëri që për herë të parë publiku t’i njohë disa nga figurat publike më afër, për 136 ditë si formati më i shikuar ai përcolli tek publiku përjetime, emocione, drama, e histori të ndryshme që banorët rrëfyen publikisht, shkruan lajmi.net.

Por jo vetëm. Disa nga artistët brenda shtëpisë kanë përfituar edhe nga aspekti i karrierës, si Fifi, Pm, Dagz, Sheila, Semi, Sabiani, Beatrix të cilët kanë lansuar këngë duke kthyer historitë e tyre në vargje.

Mirëpo, përveç tyre edhe dy këngëtarë nga jashtë BBV kanë lansuar këngë duke qenë nën efektin e BBV. Elgit Doda dhe Poni janë dy nga emrat që nuk shpëtuan pa projekt muzikor të frymëzuar nga Big Brother Vip.

Ja këngët që u lansuan nën efektin e BBV:

Fifi-“Diell”: Këngëtarja nga Ferizaji vendosi që ndjenjat e saj t’i kthejë në vargje, nuk vonoi shumë dhe Fifi dëgjohej në shtëpi teksa u këndonte banorëve “Diellin e kam humb me to dhe veten”. Tutje miqtë e saj apo ndryshe grupi Threedots u kujdes të sillte versionin demo të këngës, ku këndon edhe Bruno. Ndryshe kënga tani numëron 17 milionë shikime. Kujtojmë se kënga “Diell” kishte marrë vëmendjen edhe të Edi Ramës, i cili kishte publikuar një video duke dëgjuar këtë këngë.

YouTube player

“Hana”- Pas suksesit të projektit “Diell”, Fifi erdhi me këngën “Hana” në bashkëpunim me Dj Pm & Dagz, po ashtu ish banorë të BBV. Një këngë dedikuar partnerit të saj me producent Fajton Miftarin arriti që për 11 ditë nga lansimi të kap 3 milionë shikime në yotube.

YouTube player

Sabiani-“Tradhtare”: Këngëtari shqiptar u kujdes që menjëherë pas daljes nga BBV ta finalizojë projektin “Tradhtare”, e cila u kthye në hit jo vetëm jashtë BBV por edhe brenda nga banorët. Madje Iliri kur pati krisjen me Monikën ia dedikonte shpesh këtë këngë. Përndryshe kënga ka grumbulluar 1 milionë shikime.

YouTube player

“Për ju”:Pas “Tradhtare”, Sabiani solli këngën tjetër dedikuar personave të zemrës përfshirë edhe mikun e tij të BBV, balerinin Ilir Shaqirin, apo ndryshe 100 mijë euroshin e tij.

YouTube player

Beatrix-Faj”: As Trixa nuk ia la mangut kolegëve të saj. Këngëtarja Ramosaj pas daljes nga BBV, finalizoi projektin “Faj”, një dedikim për historinë mes saj dhe Donald Veshaj i cili kur Trixa lansoi këngën ndodhej ende në shtëpinë e BBV. Kënga u pëlqye mjaft shumë meqë edhe ishte e bazuar në histori të vërtetë dashurie që edhe publiku ishte dëshmitar i saj. Kujtojmë se nisur nga ngjarjet e fundit, Trixa dhe Donaldi nuk janë bashkë, madje ata kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve në instagram. Ndryshe kënga arriti 4 milionë shikime.

YouTube player

Dj Pm& Dagz– “Besom”, “Tinzake”, “Hana”: Big Brother Vip ishte një eksperiencë mjaft e bukur edhe për dy dj-t nga Kosova. Përveç miqësisë me banorët BBV, të dy djemtë nga Kosova patën fatin të gjejnë dashurinë në BBV. Pm u lidh me Sarën, kurse Dagz me Einxhel Shkirë. Pas kësaj suksesi i tyre ishte i madh edhe sa i përket karrierës, ata ishin bashkëpunëtor në tri projekte “Besom” me Yll Limanin, “Tinzake” me S4MM dhe “Hana” me Fifin.

YouTube player
YouTube player

Sheila-“Më e mira”: Pas daljes nga BBV, kishte thashetheme se Sheila dhe Kledi Hysa filluan një lidhje të dashurisë, gjë e cila u demantua. Gjeneza e këtyre thashethemeve nisi pasi dyshja u panë shumë të afërt rrugëve të Tiranës, por më vonë u kuptua se pamjet ishin nxerrë nga videoklipi i këngës “Më e mira” me protagonist Kledin.

YouTube player

Elgit Doda-“TL”, “Ku je”, “Piloti”- Po e nisim me “Toxic Love(TL), pasi që është kënga e cila bëri të gjithë për vete meqë ishte protagonist i klipit edhe vet miku i tij Donaldi, madje kjo këngë është një dedikim i aktorit për historinë me Borën, që arriti me 20 milionë shikime.

YouTube player

Pas kësaj Elgiti solli edhe këngën “Ku je” ku Elgiti kishte treguar se ishte një këngë me kërkesë të Donaldit: “Malli ka me t’marrëper mu, se ti po gabon” këndon Elgiti duke i vënë vulën kësaj historie të dashurisë me një ndarje.

YouTube player

Ndërkohë “Piloti”  me bashkëpunim me Romeon është projekti me tekst të frymëzuar nga fjalët e Monikës sa herë piloti i BBV fluturonte mbi shtëpi.

Semi- Shoqe e ngushtë me Borën por jo edhe me Donaldin siç dukej kur nisi BBV. Semi nuk ka shumë që ka publikuar këngën “Mos u kthe” si një baladë mjaft e pëlqyer kryesisht dedikim i një histori dashurie që nuk ka kthim pas. Duke u nisur nga teksti i këngës nuk ishin të paktë ata që aluduan se ajo iu referua historisë Bora- Donald, madje pati prej atyre se mos vallë tekstin ia ka shkruar Bora? Sidoqoftë, kënga po dëgjohet mjaft shumë duke arrit 6 milionë shikime në yotube për dy javë

YouTube player

Poni- “Vajzat shqiptare”: Pas vizitës që i bëri Beniadës si një nga fanset e saj, Poni ia dedikoi edhe një këngë Beniadës.”Vajzat tona s’janë fasada, janë të mira si Beniada” këndon Poni e cila u rikthyer në refrenin më të dëgjuar ngado, e cila arriti 1 milionë shikime në yotube./Lajmi.net/

YouTube player

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco