Pas shumë pune, Arbanës i bëhet jeta qejf

Pas shumë pune, Arbanës i bëhet jeta qejf

12:36, 22/02/2022

Ajo ishte e angazhuar me muaj për realityshoun ‘Big Brother Albania’, që mbetet organizimi më i madh televiziv i gjitha kohërave në Shqipëri.

E, tashmë puna, lodhja e stresi kanë mbaruar, koha është për pushim, shkruan Syri Kosova.

Moderatorja në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet në një hotel luksoz, duke hapur shampanjë e duke u relaksuar.

“Jeta është e mirë” shkroi ajo përbri fotos, në të cilën dukej shumë seksi, e veshur vetëm me robdishan.

Nga ana tjetër, Arbana ka treguar se është duke pritur fëmijën e saj të tretë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco