Kush është aktorja e parë transgjinore që fiton një çmim në ‘Golden Globes’

Kush është aktorja e parë transgjinore që fiton një çmim në ‘Golden Globes’

21:46, 10/01/2022

Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez, rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në “Golden Globes 2022”, për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.

31-vjeçarja shënoi herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një çmim, Golden Globe.

 

Kjo është gjithashtu fitorja e parë e “Pose” në “Golden Globes”, premiera e së cilës ishte në vitin 2018.

Gjithashtu, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nderuan edhe aktorët e serialit të njohur, “Squid Game”.

 

77-vjeçari, aktori O Yeong-Su, bëri histori duke u bërë aktori i parë korean që fitoi një çmim në ceremoninë prestigjioze të “Golden Globes 2022”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco