Ndahet nga jeta në moshën 17 vjeçare djali i këngëtares së njohur

Ndahet nga jeta në moshën 17 vjeçare djali i këngëtares së njohur

09:53, 09/01/2022

Djali 17-vjeçar i Sinead O'Connor vdiq dy ditë pasi u raportua për zhdukjen e tij dhe këngëtarja pretendon se ishte një vetëvrasje. 

Megjithatë, policia nuk ka gjetur shkakun e vdekjes.

O'Connor e ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shkruar se djali i saj "vendosi t'i jepte fund luftës së tij tokësore" dhe kërkoi që "askush të mos e ndjekë shembullin e tij".

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës këngëtarja ka shkruar: “Djali im i bukur, Nevi'im Nesta Ali Shane O'Connor, vetëm drita e jetës sime, ka vendosur t'i japë fund luftës së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin. Pusho në paqe dhe askush të mos e ndjekë shembullin e tij. Fëmija ime. Të dua shumë. Ji i qetë të lutem."

Policia ka konfirmuar të shtunën lajmin për vdekjen e adoleshentit.

Shane O'Connor është zhdukur nga Newbridge, Kildare County, dhe është parë për herë të fundit të premten në mëngjes në Tallaght, zona 24 e Dublinit.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, oficerët thanë se ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij.

Më pas këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale duke i kërkuar të birit të kontaktojë me të.

"Shane, jeta jote është e çmuar. Zoti nuk e ka gdhendur më kot atë buzëqeshje të bukur në fytyrën tënde të bukur", ka shkruar ajo në Twitter.

Më pas policia konfirmoi se kërkimet për 17-vjeçarin kishin përfunduar.

“Pas marrjes së trupit në zonën Bray të Wicklow të premten, 7 janar 2022, raporti i personit të zhdukur 17-vjeçar në lidhje me Shane O’Connor është tërhequr”, tha zëdhënësi Irish Mirror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco