E dashura shtatzënë e Cristiano Ronaldos fotografohet me stil të çuditshëm rrugëve në Angli

E dashura shtatzënë e Cristiano Ronaldos fotografohet me stil të çuditshëm rrugëve në Angli

18:35, 08/01/2022

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, doli pa makijazh për të treguar bukurinë e saj natyrale teksa doli nga një kafene në Cheshire të shtunën.

27-vjeçarja karakterizohej me elegancë dimërore teksa mbështillej me një pallto të zezë me gëzof, të cilën e kombinoi me çorape të bardha dhe shapka ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.

Gjatë daljes me fytyrën e freskët, ajo e mbajti të fshehtë barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa ruante nga moti i ftohtë në veshjen e saj të madhe.

Georgina po mburrej me shkëlqimin prej një nëne të ardhshme ndërsa doli për shëtitje me pamjen e saj shumë komode – shumë larg paraqitjeve të saj të zakonshme glamuroze.

Ajo konfirmoi se po priste binjakë dhjetorin e kaluar, teksa së fundmi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihej duke bërë palestër me të dashurin e saj futbollist.

Në video, Georgina kishte veshur geta ngjyrë vjollce të ngushta, ndërsa Cristiano mund të shihet ndërsa i dhuron puthje.

Futbollisti portugez përndryshe është baba i katër fëmijëve dhe dy të tjerëve në ardhje.

Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jnr, lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u kthye menjëherë në Madrid për t’u rritur në Spanjë. Identiteti i nënës së tij nuk dihet.

Në qershor të vitit 2017, ylli i Real Madridit më pas i befasoi fansat me lajmin se ai kishte mirëpritur në jetë binjakët Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogate.

Vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Georgina më pas solli në jetë vajzën e tyre Alana më 12 nëntor 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco