Pas arrestimit të Feros, reagon Jetmir Agaj

Pas arrestimit të Feros, reagon Jetmir Agaj

23:49, 29/10/2021

Reperi i njohur, Feronit Shabani – Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Jetmir Agaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai shkruan se lajmet që kanë qarkulluar nëpër media janë të vërteta, ndërsa thotë se “përtej shtëpisë time nuk mund të shkoj!”.

Sqarimi i plotë:

Sqarim per miqet edhe shume juve te tjere qe me keni shkru e jeni interesu ne lidhje me gjendjen tem

Eshte komplet e vertete ajo qe po qarkullon ne media qe une sot jam sulmuar nga personat tashme te njohur per organet e drejtesise dhe publikun e gjere.

Jam sulmu ne venin ku une edhe shume koleg hajm buk prej saj, dmth ne studion tone muzikore SBS Entertainment.

Menjehere pas rastit i jam drejtu organeve te rendit, te cilet une i mbeshtes ne menyre te plote dhe ofroje mbeshtetjen time te pa kursyer ne zbatim te ligjit dhe venien e drejtesise per çdo rast te mundshem te shkeljes se ligjit nga kushdo. Une pertej shtepise time nuk mund te shkoje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco