Will Smith arkëtoi 11.3 milionë dollarë për një vilë të re në Los Angeles

Will Smith arkëtoi 11.3 milionë dollarë për një vilë të re në Los Angeles

14:20, 02/10/2021

Çifti i Hollivudit, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, arkëtuan 11.3 milionë dollarë për një vilë të re në Los Angeles.

Ata tashmë posedojnë të paktën tetë shtëpi në Kaliforni, por me sa duket kanë vendosur të zgjerojnë koleksionin e tyre luksoz të pasurive të patundshme.

Këtë herë, është një pronë e madhe në Hayden Hills, një pjesë ku shumë yje kanë prona të paluajtshme.

Sidoqoftë, kjo rezidencë, e blerë nga aktori i famshëm, është krejtësisht e re, sepse është ndërtuar vetëm në vitin 2020.

Shtëpia luksoze dykatëshe mbulon më shumë se 10.000 metra katrorë.

Se familja e tyre mund të llogarisë në privatësinë e plotë në këtë shtëpi, tregohet edhe nga fakti se ajo ndodhet në fund të një rruge pa rrugëdalje dhe ka një qasje të gjatë në të. Prona e plotë ndodhet në 1.2 hektarë, me një pamje fantastike.

Brendësia e vilës është e pajisur me tone neutrale me mobilje moderne, me një fireplace.

Ka një kuzhinë të hapur dhe një depo të madhe, një kinema në shtëpi, një dhomë lojërash, një palestër me një banjë me avull dhe një dollap verë. Të gjashtë dhomat e gjumit kanë banjo private.

Jashtë ka një Barbecue, pishinë me shezlong, qendër SPA, dhe ka fusha sportive.

Oborri është zbukuruar me gjelbërim, por edhe me gur dekorativ dhe mermer.

Spekulohet se çifti i martuar e mori pronën me një çmim të jashtëzakonshëm, pasi e paguan atë në para të gatshme, dhe nga shifra fillestare prej 12.2 milion dollarë, në fund ata e blenë shtëpinë për 11.3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco