“Nuk jemi ndarë asnjëherë”, Robert Berisha reagon pas lajmeve për ribashkim me Nora Istrefin

“Nuk jemi ndarë asnjëherë”, Robert Berisha reagon pas lajmeve për ribashkim me Nora Istrefin

11:00, 31/08/2021

Prej javësh po përflitet për një ribashkim mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Dyshimet u shtuan pasi çifti u fotografuan në aeroportin e Prishtinës së bashku dhe më vonë u kuptua se po kalojnë pushimet nē Turqi bashkë vajzën e tyre Reneē.

E pas gjithë këtyre lajmeve ka reaguar më në fund Roberti.

Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.
Mesa duket Roberti është mjaft optimist dhe ka dhënë shpresa për një ribashkim mes ish-çiftit.

Gjatë gjithë kësaj kohe që nuk kanë qenë më bashkë, dyshja e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që lançonin gjithë dashuri sikur të mos ishin ndarë kurrë. E megjithatë duket se në zemër me të vërtetë nuk janë ndarë kurrë. Madje miq të tyre, sipas “Panorama Plus” kanë treguar se Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk dëshironte të deklarohej publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco