Antonio Banderas bashkohet mne Harrison Ford për 'Indiana Jones 5'

Antonio Banderas bashkohet mne Harrison Ford për 'Indiana Jones 5'

12:51, 19/07/2021

Antonio Banderas do të jetë pjesë e një filmi të ri për Indiana Jones.

Sipas NME , megjithëse nuk dihet ende se çfarë roli do të luajë Banderas, ai do të bashkohet me ekipin që tashmë përbëhet nga Harrison Ford, Phoebe Waller Bridge, Mads Mikkelsen, Boyd Holbrooke dhe Schonet Renee Wilson.

 

Filmi është duke u xhiruar në Glasgow, Skoci, dhe Harrison Ford nuk është në skenë për momentin, sepse ai është duke u rikuperuar nga dëmtimi i shpatullës që pësoi gjatë xhirimeve të Indiana Jones 5 në fund të Qershorit .

Steven Spielberg është producenti ekzekutiv, ndërsa John Williams u kthye në ekip si skenaristi kryesor.

Ndërkohë është njoftuar më herët se Indiana Jones 5 do të jetë filmi i fundit nga ky ekskluzivitet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco