Irina Shayk - Kanye West: A janë çift? - Reagimi i Kim Kardashian

Irina Shayk - Kanye West: A janë çift? - Reagimi i Kim Kardashian

09:04, 27/05/2021

Në një kohë kur 'boja nuk është tharë ende' nga lajmet për ribashkimin e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një marrëdhënie tjetër e përfolur po vjen për të tronditur ujërat ndërkombëtare të showbizit.

Thashethemet thonë se bukuroshja ruse Irina Shayk dhe reperi amerikan Kanye West janë çifti i ri 'i nxehtë'.

Nuk kanë kaluar katër muaj të mirë që kur Kanye dhe Kim Kardashian njoftuan ndarjen e tyre dhe reperi duket se ka gjetur ngushëllim në një tjetër përqafim.

Thashethemet filluan në shkurtin e vitit të kaluar

Thashethemet se diçka po ndodh mes tyre kishin filluar që nga shkurti i vitit të kaluar kur mediat e huaja shkruan se Irina Shayk dhe Kanye West kishin dalë në takim. 

Në fund të fundit, siç vëren Mirror, të dy kanë një të kaluar që kur Kanye e takoi atë në një nga videoklipet e tij në 2010.

Kështu që pas gati tre muajsh, erdhi përgjigja nga njerëz të afërt me reperin, të cilët thonë se: 

"Kanye West del fshehurazi në takim me Irina Shayk", ndërsa një burim tjetër vëren se "Unë nuk mendoj se ata janë duke u takuar, por ka padyshim interes nga të dy palët ".

Një faqe tjetër, DeuxMoi, e  cila nisi thashethemet , thekson se është akoma herët për të thënë diçka dhe të dy nuk kanë dalë më shumë se një herë, por padyshim që duket se ka diçka mes tyre.

Kanye  dhe Irina kanë bashkëpunuar në të kaluarën, pasi që në vitin 2010 modelja mori pjesë në videoklipin e tij për këngën Power, ndërsa në 2012 ajo eci në pasarelën e Javës së Modës në Paris për koleksionin Vjeshtë / Dimër të Kanye. 

Reagimi i Kim Kardashian

Kim Kardashian nga ana e saj nuk duket se shqetësohet nga thashethemet. 

“Kim nuk i beson fare këto thashetheme. Për të është thjesht një formë për të marrë vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur një burim pranë Kim.

Informacion i ngjashëm përcillet nga Mirror, ku sipas ambientit miqësor të Kim Kardashian, ajo nuk i konsideron këto thashetheme si të vërteta, por edhe nëse do të ishin të vërteta, ajo nuk do të tregonte ndonjë interes.

Flirtet e Kim Kardashian 

Që kur u nda me Kanye West dhe u njoftua se ajo u bë miliardere, Kim Kardashian është bërë e kërkuar në qarqet e biznesit. 

Kishte zëra për marrëdhënien e saj me këngëtarin e njohur Maluma megjithëse atëherë u shkrua se ajo nuk është në procesin e kërkimit të një partneri dhe nuk i dorëzohet flirtit të burrave të pasur që i afrohen dhe deri më sot Kim është një biznesmene e pavarur. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco