Aksidentohet rëndë në Zvicër Fisnik Syla, burri i Fjolla Morinës

Aksidentohet rëndë në Zvicër Fisnik Syla, burri i Fjolla Morinës

21:23, 26/05/2021
Biznismeni Fisnik Syla, i njohur për publikun si burri i këngëtares Fjolla Morina ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni sot në afërsi të Bazelit të Zvicrës.

Gazeta Online “Reporteri.net”, merr vesh se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:30.

Burime të afërta me biznesmenin thonë se ai ka marrë lëndime dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Baselit por gjendja e tij është stabile.

Sipas këtij burimi dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak rrugës së rrëshqitshme, pasi ka rënë shi i madh dhe dyshohet se Syla ka rrëshqitur dhe e ka humbur drejtimin.

Ditëve të fundit është raportuar se çifti janë ndarë por burime të afërta me ta thonë se ky nuk është lajm i vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco