Labi: Ma ndaluan punën, por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi i sëmuri dhe populli

Labi: Ma ndaluan punën, por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi i sëmuri dhe populli

12:29, 26/05/2021

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat postime të ndryshme, herë pas here duke shprehur edhe pakënaqësitë që ka.

Derisa ka bërë një shkrim për ndalimin e aktiviteteve të tij si artist, Labi flet për anën e tij humane – i cili po vazhdon të mbledh para për shërimin e vajzës nga Istogu që vuan nga leukemia.

“Ma ndaluan punën, atë punë ku ma dhuroi Zoti dhe populli (këngën). Por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi i sëmuri dhe populli, gjithnjë me ndihmën e qytetarëve shqiptarë dhe Zotit. Labi Kosovë e Shqipërisë”.

“Në rrugë për Istog të vajza Yvesa Salihaj, një vajzë si shumë të tjera që kërkojnë të drejtat e tyre, edhe kur kanë sëmundjen e rëndë duhet t’i përgjigjemi”, ka shkruar ai.

21 vjeçares në anën tjetër i duhen mbi 100 mijë euro për të vazhduar trajtimin në shtetin turk. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco