Lana Del Rey do të publikojë edhe albumin e dytë brenda vitit 2021

Lana Del Rey do të publikojë edhe albumin e dytë brenda vitit 2021

21:31, 28/04/2021

Lana Del Rey ka njoftuar se një album i ri i quajtur “Blue Banisters” do të dalë në treg më 4 korrik, pasi publikoi albumin “Chemtrails Over the Country Club” vetëm një muaj më parë.

Në postimet në profilet e saj në “Instagram” dhe “Twitter”, këngëtarja ka shkruar: “Blue Banisters. Albumi del më 4 korrik”, duke i bashkëngjitur një fotografi e cila do të jetë kopertina e albumit.

“Blue Banisters” duket se është një vazhdim i “Chemtrails Over the Country Club”, që u lansua në muajin mars.

Megjithëse “Chemtrails Over the Country Club”, mori vlerësime përgjithësisht të mira, albumi nuk arriti sukses të rëndësishëm në listat e albumeve më të mira këtë vit.

Albumi aktualisht renditet i 165-ti në listën e albumeve më të mira të revistës Rolling Stone, në javën e tij të pestë pas publikimit dhe ka grumbulluar gjithsej 153.400 shikime deri më tani, sipas Alpha Data.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco