Pas shumë muajsh, Victoria dhe David heqin dorë nga Amerika për Mbretërinë e Bashkuar

Pas shumë muajsh, Victoria dhe David heqin dorë nga Amerika për Mbretërinë e Bashkuar

17:07, 28/04/2021

Pas spekulimeve se Victoria dhe David Beckham do të jetonin përgjithmonë në Amerikë, çifti janë rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyshja kanë kaluar 4 muaj në SHBA pasi fluturuan drejt Floridas gjatë Krishtlindjeve së bashku me fëmijët e tyre të vegjël, Romeo, Cruz dhe Harper.

Victoria ishte ajo që i bëri të gjithë të dyshonin se jetën e tyre ata do e kalonin në Amerikë, pasi postoi në “Instagram”: “E dua Miamin! Ky vend është gjithçka”.

David është rikthyer në shtëpi dhe familja e tij thjesht shijoi pak kohë nga moti i ngrohtë i Miamit dhe për t’u relaksuar nga kufizimet e Covid-19.

Mediat bëjnë të ditur se ata kanë fluturuar në fshehtësi sërish në Angli, për të jetuar në rezidencën e tyre luksoze, që kushton plot 6 milionë paund. 

Burimet kanë thënë se familja Beckham e shijoi shumë qëndrimin në SHBA, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre.

I vetmi që nuk ka ndërmend të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga familja Beckham është Brooklyn. 22-vjeçari u zhvendos në Miami vitin e shkuar për të qenë pranë të fejuarës së tij, Nicola Peltz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco