Ja cila është gënjeshtra e Meghan Markle, që u kap nga gazetarët

Ja cila është gënjeshtra e Meghan Markle, që u kap nga gazetarët

19:08, 14/03/2021

Mbarë opinioni publik dhe sidomos pallati mbretëror, u tronditën nga intervista “bombë” e Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Ish-Dukesha, është shprehur në një moment se pallati mbretëror i kishte marrë pasaportën kur ka nisur marrëdhënien me Harry-n, dhe që nga ai moment ajo nuk e ka parë më, deri kur u largua nga familja.

Por, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas “Page Six”, Meghan ka bërë 13 udhëtime në gjysmën e botës, pasi u lidh me Princ Harry-n. Në këto udhëtime nga Neë York, Ibiza, Itali e Amsterdam, nuk përfshijnë detyra mbretërore, por ka qenë si turiste.

Meghan, në këto udhëtime duhet të ketë patur patjetër pasaportë.

Margaret Holder, eksperte mbretërore, ka shpjeguar për “The Sun”, se pasaporta e Meghan si çdo document i familjes mbahej në pallat për siguri, por ish-Dukesha e merrte sa herë i duhej.

Ndërkohë, çdo fjalë e deklaratës së Meghan po analizohet me imtësi, për të vërtetuar nëse fjalët janë ose jo të vërteta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco