Dikur e refuzonin, sot krejt e kërkojnë për...

Dikur e refuzonin, sot krejt e kërkojnë për...

15:59, 19/01/2021

Ilira rrëfen rrugëtimin e saj gjatë këtyre viteve.

Ilira Gashi është këngëtare shqiptare, e cila çdo ditë po ngjitet hapave të suksesit në arenën ndërkombëtare.

Me anë të disa postimeve, artistja kujtoi një këngë, të cilën e kishte shkruar tre vite më parë, atëherë kur filloi hapat e parë në muzikë.

Ajo tregon se ishte në Londër atëherë kur askush nuk dëshironte të bashkëpunonte me të, andaj ishte detyruar të bënte demot me disa persona, të cilët kurrë nuk ia kishin dërguar ato.

Ani pse gjithmonë kishte ëndërruar të punonte në Londër me profesionistë të muzikës, kur i erdhi rasti, të gjitha dyert i ishin mbyllur.

Ilira thotë se nuk e kuptonte përse njerëzit nuk donin të punonin me të dhe pse i duhej të bënte çdo gjë vetëm.

Por, më pastaj Ilira gjeti bashkëpunëtorët e duhur, andaj thotë e ai ishte momenti më i rëndësishëm në karrierën e saj.

Kjo gjë bëri që vitet tjera, Ilira të bëhej tjetër person, andaj frika i kontrollonte gjithçka asaj.

Por, e gjithë kjo frikë iu largua pas suksesit të këngës së saj të parë dhe kjo gjë e bëri të kuptojë se duhet të japë akoma më shumë prej vetes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco