Istrefi: Një nga një, po na lënë të gjithë ikonat e artit kosovar

Istrefi: Një nga një, po na lënë të gjithë ikonat e artit kosovar

14:30, 15/09/2020

Shkumbin Istrefi ka shkruar i pikëlluar për vdekjen e Adem Mikullovcit.

Shkumbin Istrefi shkruan telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit të madh, Adem Mikullovci.

Aktori thotë se Ademi ishte njëri prej kolosëve të artit në Kosovë dhe la pas vetes qindra role të shkëlqyeshme në teatër, film e televizion.

Postimi i tij:

“Nje nga nje, po na lene te gjithe ikonat e Artit Kosovar. Ata qe krijuan dhe shtruan rrugen e Artit per te gjithe ne qe po ecim pas tyre e mundohemi te ndjekim rrugen e tyre.
Ademi ishte njeri prej koloseve te Artit ne Kosove. La pas vetes qindra role te shkelqyeshme ne Teater, Film e Televizion. Qindra vepra qe ishin vule e kohes.
Ne kohet kur popullit i duhej disponim, Ademi ishte prane tij me fjale e me vepra qe te nxirrnin lotet duke qeshur.
Ne kohet kur popullit i duhej mobilizim, Ademi poashtu ishte aty me fjale e me vepra qe te nxirrnin lotet nga dhimbja e hidherimi.

Ndiej dhimbje per faktin qe na la, por edhe krenari qe pata fatin te nis me te hapat e pare ne art dhe ndava me te momente te bukura e te veshtira.

Paste qetesi shpirti i tij”.

Adem Mikullovci do të varroset sot (e martë) në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco