Vajza vëmëndje, Lori Hoxha sapo na tregoi sekretin për një trup perfekt

Vajza vëmëndje, Lori Hoxha sapo na tregoi sekretin për një trup perfekt

09:38, 15/09/2020

Ajo është një nga femrat më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku. 

Lori Hoxha, së fundmi në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Intagram, ka treguar dietën që ndjek për të ruajtur linjat dhe për të qenë kaq në formë.

Ajo shkruan se rutina e saj e mëngjesit është vetëm një kafe americano dhe një litër ujë. 

Më tej, trashëgimtarja e Top Channel shtoi se nuk ha ushqim për 16-18 orë në ditë. 

Ky proces njihet si Intermittent Fasting ose agjërim i ndërprerë.  

Intermittent Fasting  nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet të hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e Intermittent Fasting:

- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftueshëm nga ora 11:00 – 19:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin fasting për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kalori gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Përfitimet shëndetësore: 

- Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

- Insulina: Intermittent Fasting ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

- Lufta me kancerin: studimet te kafshët kanë vërtetuar se Intermittent Fasting mund të parandalojë kancerin.

- Shëndeti i trurit: rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

- Efekti anti-plakje: redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryera te minjtë arritën në përfundimit se pas IF, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco