Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
Për shitje me shumicë është caktuar çmimi deri në 2 centë për litër, derisa për shitje me pakicë deri në 12 centë për litër.
Kusari ka thënë se ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor.
Ajo ka thënë se inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.
“Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kusari.
© SYRI.net