Statistikat e papunësisë dhe tregu i punës në 3-mujorin e 3-të janë tepër shqetësuese. Të rinjtë dhe gratë e kanë thuajse të pamundur gjetjen e një pune.
Â
Edhe pse shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç qëndron 8,1%, ky tregues fsheh probleme të thella në tregun e punës. Për gratë, papunësia ka shënuar një rritje prej 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për burrat ka rënë, duke treguar se hendeku gjinor në punësim po thellohet.
Të rinjtë janë grupi më i prekur: shkalla e papunësisë për moshën 15-29 vjeç është 15%, edhe pse ka rënë pak krahasuar me një vit më parë, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës mbetet e ulët (53,5%) dhe shumë prej tyre janë të përfshirë vetëm në arsim ose trajnim.
Kjo tregon se tregu i punës nuk po krijon mundësi reale për të rinjtë.
Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 69,6%, por për gratë kjo shkallë është vetëm 62,7%, duke krijuar një hendek gjinor prej gati 14 pikë përqindje.
Ky diferencim tregon se gratë përballen ende me pengesa të dukshme në aksesin në punë, ndërsa burrat përfitojnë më shumë nga rritja e punësimit.
Edhe pjesëmarrja në forcat e punës tregon një pamje shqetësuese: për të rinjtë 15-29 vjeç është 53,5%, dhe për gratë 70,2%. Pjesa më e madhe e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (23,5%) është e përfshirë në detyra shtëpiake ose paaftësi për punë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë të dekurajuar, duke fshehur një mungesë të mundësive reale për punësim.
Në total, të dhënat tregojnë se tregu i punës për të rinjtë dhe gratë – mbetet një mision i pamundur.
Situata praktikisht për shumë njerëz ndër më aktivët si fuqi punëtore vazhdon të përballen me mungesë mundësish reale për punë dhe pabarazi gjinore.
© SYRI.net