Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:44, 12/11/2025

Për çdo transfer bankar deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale në Kosovë, ose që pranon nga jashtë, prodhuesi kosovar i pijeve “Frutex” paguan minimum 100 euro.- Advertisement -

Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, thotë se kjo shumë zakonisht ndahet në mënyrë të barabartë: 50 euro i paguan kompania e tij kur pranon mjetet dhe 50 euro i paguan pala dërguese.

Por, sipas tij, problemi nuk është vetëm financiar, pasi vonesat në pranimin e mjeteve janë të mëdha.

“Mbërritja e mjeteve mund të zgjasë deri në pesë ditë pune. Kjo është ngarkesë për çdo biznes, që importon dhe eksporton mallra”, thotë Palushi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shkaku kryesor është fakti që Kosova nuk është anëtare e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, prandaj komisionet janë shumë më të larta sesa në vendet që janë pjesë e këtij sistemi.

Çfarë është SEPA?

SEPA është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon individët dhe bizneset të bëjnë pagesa në euro në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe me tarifa të barabarta në të gjitha vendet anëtare.

Aktualisht, SEPA përfshin 41 vende, mes tyre të gjitha vendet e BE-së, si edhe Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe së fundmi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco