Sipërmarrësi, Fatos Çerenishti, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV me moderator Flavio Qarri, theksoi se programi i qeverisë ‘turizmi 2030’ nuk përmbushet pasi sipas tij çdo hotel në vijën bregdetare ka probleme me stafin.
Ai tha se çdo pronar hoteli dëshiron me gjithë zemër të kishte staf punonjësish shqiptarë, pasi sipas tij, të huajt janë ndryshe nga çfarë prezantohen në CV dhe ndryshe kur provohen në punë.
“Duhet të pranojmë të gjithë që industria e turizmit vjen çdo vit duke u rritur sidomos në numra. Problemi që ka industri e turizmit është se a do ti risim shërbimet. Duke qenë një biznes sezonal, kjo është një nga pikat më të dobëta tonat dhe këtu do të fokusohemi. Dhe Ministria e Turizmit, ka bërë një strategji të ‘turizmit 2030’ që një nga pika që na dhemb më shumë është ajo pjesa e punonjësve, të cilët domethënë që të kemi shërbime të mira është që punonjësit mos i mbajmë 3-4 muaj në punë dhe pastaj t’i largojmë dhe pastaj të kërkojmë shërbime më të mira dhe rritje të standarteve. Kjo është një nga pikat që ka ceduar, mendoj se nëse do të merret në konsideratë nga qeveria, kjo sigurisht që ka një kosto financiare dhe duhet kalkuluar shumë, por fakti që po funksionon në të gjitha industrinë e turizmit, sidomos në zonën bregdetare mendoj se ka ardhur koha që nëse do të flasim për standartin dhe nivelin më të lartë, të flasim për shërbimet më të mira, të flasim për turizëm elitar patjetër duhet të bëjmë që në strategjinë e ‘turizmit 2030’ është që punonjësit të mos i kemi më sezonalë, por ti kemi për të gjithë vitin, që të ndihmojnë gjatë gjithë vitin që të rriten standartet tona. Shpirti na i do që punonjësit ti kemi të gjithë shqiptarë, por është e pamundur që të plotësojmë të gjithë. Ne jemi të detyruar që shumë punonjës, të cilët ato pozicione pune nuk mundemi t’i zëvendësojmë me punonjës të pakualifikuar. U bënë shumë vite që jemi detyruar të marrim punonjës të huaj, që herë i kemi mbajtur herë jemi detyruar ti largojmë, megjithëse ka shumë proceduar burokratike për ti larguar punonjësit që vijnë me atë zellin për të punuar, por kur provohen në punë janë tjetër gjë me atë që janë prezantuar nëpër kurrikula edhe gjatë intervistave.” tha Çerenishti.
© SYRI.net