100 euro të vitit 2015, bëjnë 75 euro në vitin 2025 në Kosovë

100 euro të vitit 2015, bëjnë 75 euro në vitin 2025 në Kosovë

13:19, 21/05/2025

Instituti GAP ka publikuar disa statistika që tregojnë zhvlerësimin e euros ndër vite në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave, 100 euro të vitit 2015, e kanë vlerën 75 euro në vitin 2025.

Në Kosovë së fundmi ka nisur një valë e re shtrenjtimesh të produkteve ushqimore, duke e vështirësuar edhe më tej situatën ekonomike dhe sociale.

Konsumatorët po ankohen se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dukshëm, në shpërputhje me pagat e tyre në sektorin publik dhe privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco