Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të Ministrisë së Mbrojtjes për furnizim me uniforma pune dhe ceremoniale për këtë grup, i cili është pjesë e aktiviteteve dhe misioneve të FSK-së.
Për realizimin e këtij tenderi, ministria e udhëhequr nga Ejup Maqedonci ka ndarë një shumë të konsiderueshme prej 1,735,699.00 euro

Në njoftimin e lëshuar nga E-Prokurimi, janë specifikuar detajet e furnizimit.
Qëllimi i këtij furnizimi është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit të FSK-së në kryerjen e detyrave të saj, në përputhje me misionin dhe nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky proces është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e funksionalitetit dhe gatishmërisë operacionale të FSK-së, duke kontribuar në realizimin e misioneve të saj.

© SYRI.net