SYRI TV/ Viti i Ri, më shumë varfëri në tryeza, banorët në Vlorë: Gjeli kushton, se blejmë dot

18:56, 28/12/2024

Gjeli i detit duket se do të jetë luks për shumë familje në Vlorë. Për shkak të çmimit të lartë, qytetarët me të ardhura të ulëta, shprehen se janë në dilemë nëse do blejnë apo jo “mbretin” e tryezës festive të ndërrimit të viteve. Rënien e fuqisë blerëse e konfirmojnë dhe tregtarët, të cilët gjithashtu shprehen se po fitojnë shumë pak këtë vit.

SYRI TV

Vetëm pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në Vlorë qytetarët janë ende në dilemë nëse do të duhet të shpenzojnë për të blerë apo jo gjelin e detit. Shkak për këtë është bërë çmimi i lartë i produktit tradicional të tryezës në ndërrimin e viteve

Tregtarët gjithashtu shprehen se numri i shitjeve ka rënë dhe se, këtë vit, ata nuk po arrijnë as të mbulojnë shpenzimet.

Jo vetëm gjeli, por edhe produkte të tjera të festës, duket se këtë vit do të jetë luks për shumë familje në Vlorë.

Nga ana tjetër, tregtarët kanë vënë re një rënie të konsiderueshme të kërkesës nga viti në vit, duke pasur frikë se në këtë situatë do të humbasin edhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco