Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin për furnizim me dhurata për ambasada dhe organizata ndërkombëtare me rastin e festave të fundvitit.
Për këtë tender kishte ofertuar kompania “BBS Pack L.L.C, Henry dunant blloku U1 nr8, 10000, Prishtinë” Mirëpo, tenderi është anuluar pastaj.

“Anulon aktivitetin e prokurimit për arsye që oferta e pranuar nuk ka dorëzuar Certifikatë apo dëshmitë e kërkuara të cilat tregojnë apo pohojnë se nuk jeni i diskualifikuar nga ndonjë masë nën Nenin 65 të LPP”, thuhet në vendim.
Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj:
1.1. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit, ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës kontraktues; ose

Në dosjen e tenderit figuron se këto pako duhej të përfshinin çokolladë të prodhimit vendor dhe gotë porcelain me logo të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Furnizim me dhurata per festat e fund vitit per ambasada dhe institucione ndërkombëtare (paketim te kartonit të fortë me dimensione 26*26.5 dhe 10 cm gjerësi, (çokollad e prodhimit vendor 180 gr gotë porcelani 250 ml, me logo të MPB-së)”, thuhet në dosje.

© SYRI.net