Devaluimi, Dollari dhe Italia

Devaluimi, Dollari dhe Italia

14:21, 14/07/2022

Shkruan: Emanuel Bajra

Pariteti € v $ tashti u arrit.

€ po zhvlerësohet (devaluon) karrshi $ me objektiv që eksportet e BE-së të lirohen e që do të thotë se inflacioni dhe shtrenjtia në BE të reduktohen në muajt e ardhshëm.

FED-i po e toleron devaluimin e € ndaj $ me qëllim në mënyrë që masa e madhe e inflacionit (sepse BE është zona tregtare më e madhja në botë) dhe shtrenjtisë të eksportohet në SHBA vitin tjetër atëherë kur SHBA-të futen në recesion.

Pra koordinimi BQE-FED po shkon për së mbari dhe siç e pata thënë para disa javëve EuroDollari është e vetmja rrugëzgjidhje si kundër efekt i rritjes së Kines dhe Indisë e BRICS vendeve.

Në ndërkohë, siç edhe e pata thënë para disa postimeve më herët, Italia është themra e Akilit për ekonominë evropiane - Po ra Draghi, bjen edhe € po edhe i gjithë projekti ekonomik dhe koordinimi FED-BQE ndikohet.

Yield-i i FED po rritet (lajm jo edhe i mirë pasi që e rritë panikën e investitorëve për ti parku paratë e tyre në $).

Likuiditeti në tregun e kapitaleve po tregon shenja të shëndetit të mirë pasi që presioni në Rubla po rritet përderisa Remnbi Kinez ka filluar të tregojë shenja të ‘braktisjes’ nga investitorët.

Indeksi global i çmimit të ushqimit tregon shenja të zbutjes pasi që Rusia dhe Ukraina po i afrohen një zgjidhjeje për lirimin e tonelatave të grurit për tu eksportuar jashtë kufinjve të Ukrainës.

$ është duke qarkulluar në tymin e fundit të rezervave të parasë së printuar që në vitin 2008-09 - Pra deri sa të likuidohet centi i fundit i kësaj valute nuk do të kemi stabilitet global monetarë dhe inflacionues.

Në ndërkohë Funta/Stërlinga Angleze po i jep shenjat e para të një ringritjeje të madhe të stilit të vitit 1971-72 kur £1 = $2.715. Këtë vit trajektorja e £ ndaj $ është me 5 rënje dhe 6 ringritje - ndërsa vitin tjetër do të kemi risi në favor të £.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco