KEDS një dekadë pas privatizimit 26.3 milionësh: 143 milionë fitim, deri 11 orë terr

KEDS një dekadë pas privatizimit 26.3 milionësh: 143 milionë fitim, deri 11 orë terr

13:26, 13/12/2021

Analisti Agron Demi ka publikuar disa të dhëna rreth perfomancës së KEDS-it, që po na len në terr edhe pse privatizimi u bë para gati dhjetë vjetësh. Demi ka risjellë ndër mend arsyet e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes dhe shitjes, shkruan Syri.net Kosova.

“Thanë, po e privatizojmë KEDS-in me qëllim të rritjes së investimeve, që mos me u ndalë ma rryma, thanë.

Pas gati një dekade prej kur u privatizua KEDS, rryma në qendër të Prishtinës ndalet deri 11 orë.”, thekson drejtuesi i GAP-it.

Sipas tij kur është privatizu KEDS më 2012, humbjet teknike e komerciale të energjisë kanë qenë 36.69%. Në fund të 2019 humbjet janë 25.89%. Pra, KEDS i privatizuar ka arritë që ti ul humbjet për 10.8 pikë përqindje.

“Në anën tjetër, KEDS i pa privatizuar ka arritë ti ul humbjet nga 46% sa ishin në 2014 në 36.69% në 2012, pra për 9.1 pikë përqindje.”, konstaton Agron Demi.

Në bazë të vlerësimit të tij, kjo do të thotë se nuk ka ndryshu asgjë sa i përket furnizimit me energji pas privatizimit.

“Ah po, në proces privatizuesi ka realizu 143 milionë euro fitim neto, për diçka që e ka ble për vetëm 26.3 milionë euro.”, përfundon postimi i Agron Demit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco