Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë,  ja në cilat zonat blen operatorët e tij

Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë, ja në cilat zonat blen operatorët e tij

20:36, 07/10/2021

Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë, blen operatorët në zonat e banuara me serbë

Telekomi i Serbisë ka forcuar shtrirjen e vetë në Kosovë duke blerë të gjithë kompanitë kabllore të cilat japin shërbim në zonat e banuara me shumicë serbe. 

Kështu raporton sot Kossev, duke theksuar edhe faktin se dy televizionet, N1 dhe Nova S nuk janë më të disponueshme.

Kossev ka kontaktuar drejtorin e Telekomit serb, Vladimir Lucic, i cili ka konfirmuar se kanë marrë nën pronësi operatorin kabllor Herc International. 

Kossev ka kontaktuar kreun e telekomit serb pasi shumë qytetarë serbë të Kosovës që jetojnë në Mitrovicë janë ankuar se u janë larguar nga lista e kanaleve dy televizione, N1 dhe Nova S dhe kishin treguar që operatori nga i cili marrin shërbim është blerë nga Telekomi i Serbisë.

Televizioni N1 është prej të rrallave media në Serbi të cilat raportojnë profesionalisht dhe në të cilën pushteti në Serbi nuk ka arritur të vejë dorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco