Ministri Krasniqi merr pjesë në fillimin e puntorisë për hartimin e programit për investime kapitale

Ministri Krasniqi merr pjesë në fillimin e puntorisë për hartimin e programit për investime kapitale

12:19, 07/10/2021

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, duke vlersuar lartë mbështetjen e ofruar nga UN-Habitat në fushën e qeverisjes së mirë, planifikimit hapësinor, promovimit të proceseve gjithëpërfshirëse dhe trasparente ka marrë pjesë në fillimin e punëtorisë për hartimin e programit për investime kapitale.

 

Gjatë fjalës së tij Ministri z. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtar.

“Kam kënaqësinë që sot ta hapë këtë takim pune mes tri institucioneve tona, për hartimin e Programit të ri 4 vjeçarë 2022-2025. Në këtë mënyrë ne do ta thellojmë dhe avancojmë bashkëpunimin tonë me UN-Habitatin, si një partner shumë i rëndësishëm në arritjen e objektivave tona.  E veçanta e këtij Programi do të jetë shtrirja e tij nga 7 komuna sa ka qenë deri tani në 38, si dhe qasja nga poshtë – lartë, ku projektet do të propozohen dhe dizajnohen nga qytetarët, grupet e ndryshme të interesit, pra nga vetë Komunitetet, bazuar në nevojat e tyre”.

Në fund, Ministri z. Krasniqi ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për fillimin e implementimit të programit me projekte konkrete në Komuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco