Eksperti sheh rritje ekonomike optimiste në 6 mujorin e parë 2021

Eksperti sheh rritje ekonomike optimiste në 6 mujorin e parë 2021

21:58, 06/10/2021

Eksperti i ekonomisë, Edison Jakurti po vlerëson se në gjashtëmujorin e parë, rritja reale ekonomike në 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2020 ka qenë 10.4% (pa e rregulluar për ndryshime sezonale), shkruan Syri.net Kosova.

"Por 2020 mbase nuk është vit adekuat për krahasim për shkak të pandemisë? Në gjashtëmujorin e parë, rritja reale ekonomike në 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019 ka qenë 8.8% (pa e rregulluar për ndryshime sezonale). Kjo është mbresëlënëse. Përderisa kjo shifër mbetet së paku 7.4%, deri në fund të këtij viti ekonomia jonë kthehet në së paku situatën e 2019-ës.", ka shkruar ai.

Gjithçka mbi 7.4% është rikuperim i rritjes së projektuar sikur të mos kishte patur pandemi në 2020-ën. Ndërkohë duhet parë ndryshimet në statistika tjera (i.e., punësimi, papunësia, varfëria, etj.) që të vlerësohet masa e shndërrimit të kësaj rritjeje në zhvillim ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco