Nëse nuk kalon propozimi i Bidenit, botën e presin pasoja të paparashikueshme ekonomike

Nëse nuk kalon propozimi i Bidenit, botën e presin pasoja të paparashikueshme ekonomike

13:22, 06/10/2021

Eksperti i ekonomisë Emanuel Bajra ka paralajmëruar se nëse deri në fund të kësaj jave Kongresi Amerikan nuk e miraton shtyerjen e tavanit të marrjes së borxhit nga FED-i, atëherë do të kemi DEFAULT pra falimentim dhe pamundësi të kryerjes së obligimeve të qeverisë amerikane ndaj kreditorëve dhe obligimeve të dollarit në botë .

“E gjitha kjo si pasojë e kokëfortësisë së republikanëve për të mos lejuar Biden të marrë borxh në tregjet financiare si edhe shtypjen e mëtutjeshme të parasë për të investuar në projektet infrastrukturore që presidenti i ka premtuar popullit amerikan”, ka shkruar ai në Facebook.

Chuck Schumer - lideri Demokrat i Senatit i ka bërë thirrje presidentit që të ia dergojë deri në fund të javës legjislacionin e miratuar nga Kongresi përpara se ai ta nënshkruajë dhe që ajo të bëhet ligj.

Për shkak të detyrimeve ndaj dollarit si edhe kërkesave të ekonomisë dhe strategjisë së qeverisë, tavani i borxhmarrjes rritet çdo vit dhe që nga viti 1978 ky tavan ka pësuar shtyrje deri në 200% më shumë se që është dizajnuar të funksionojë.

“Urojmë që tavani të shtyhet, nëqoftëse jo - atëherë pasojat janë të paparashikueshme për ekonominë globale!”, përfundon statusi i Bajrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco