A do të mund Qeveria Kurti ta ulë importin e mallrave serbe?

A do të mund Qeveria Kurti ta ulë importin e mallrave serbe?

13:04, 05/10/2021

Kryeministri vendit, Albin Kurti, deklaroi ditën e djeshme në Kuvend se synojnë të ulin importin e mallrave nga Serbia

Kurti tha se kanë një strategji të qartë se si mund ta realizojnë këtë në të ardhmen.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherit eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur në lidhje me këtë çështje, tha se mungesa e liberalizimit të vizave dhe e lëvizjes drejt BE-së, po i shtyn kosovarët drejt tregut serb.

Gërxhaliu tha se sa më shpejt të ndodhë lëvizja e lirë aq më shpejt do të ketë mundësi për pertneritet të ri ekonomik.

“Në Ballkanin Perëndimor për fat të keq po kthehet një dozë e nacionalizmit të viteve 90-ta që po e pengon edhe avancimin e partenritetin ekonomik, politik por edhe integrues. Duhet të kuptohet se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë,vetëm përmes dialogut dhe partneritetit reciprok mund të zgjidhen të gjitha problemet. Nga ana tjetër politikbërësit kosovarë duhet të bëjnë presion më të madh në Bashkimin Evropian që kosovarët të kenë liberalizimin. Mungesa e liberalizimit dhe mungesa e lëvizjes së lirë drejt Bashkimit Evropian dhe avancimit dhe forcimit të partneritetit me shtetet evropiane po i obligon kosovarët të hulumtojnë alternativa dhe sot alternativa e vetme për biznes në kosovar është Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Turqia. Prandaj sa më herët që të kemi liberalizimi, do të kemi mundësi për lëvizje, do të kemi mundësi për partneritet të ri dhe me siguri vetëm në këtë mënyrë mund të bie importi nga Serbia” tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.

Eksperti i ekonomisë, Bedri Hasanaj, tha se kryeministri Kurti që para ardhjes në pushtet ka premtuar Reciprocitet me Serbinë.

 

Hasanaj theksoi se nëse fillohet me Reciprocitet atëherë do të ketë ndikim të drejpërdrejtë në importet nga Serbia.

“Kurti para se të vij në pushtet ka deklaru se do të vendos Reciprocitet me Serbinë. Nisur nga kjo, është evidente që bizneset kosovare gjatë gjitë kohës jane ballafaqu me probleme të ndryshme për eksport per shkak të mosnjohjes së dokumenteve nga ana e Serbisë (dokumenteve personale, problemet me targa, dokumentet e ndryshme fitosanitare dhe dokumente të ndryshme të leshuara nga ana e institucioneve kosovare).Nëse fillohet me reciprocitet në këto çështje, atëherë kjo do të ketë ndikim direkt në importet e Serbisë në tregun e Kosovës, gjithashtu qeveria ka mundesi të perdor barriera të ndryshme jotarifore në emër të mbrojtjes se disa industrive vendore, njëjtë siç veprojne shtete e rajonit

 

“Pas takses 100%, importi nga Serbia pati rënë ndjeshem (ne shifra te paperfillshme). Produketet serbe u paten zevendesu në masë të vogel nga prodhimi vendor, ndersa zevendesimi kryesisht ishte nga vendet e rajonit (Shqiperia, Maqedonia) dhe vendet e tjera të BE-se.Andaj çdo rënie e importit nga Serbia, do të jete mundesi per prodhuesit vendor dhe shtetet e rajonit qe te rrisin importet e tyre ne vendin tonë” tha Hasanaj.

Kryeministri Kurti deklaroi dje se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 janë importuar 212.1 milionë euro mallra nga Serbia, apo 60 për qind më shumë se vlera e importeve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

“Krahas kësaj ulje të ndjeshme të importeve nga Serbia, unë pajtohem se duhet ulur më shumë e synojmë ulje të mëtejme përmes masave që do të marrim. Kemi strategji të qartë të marrëdhënieve tona tregtare në të ardhmen, e duhet të keni durim e besim. Nuk jemi në vitin e fundit të mandatit, por në muajin e shtatë të tij”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco