Skandali i komunës së Gjilanit, bujqve u thonë 'merrni dokumentet prej atyre që i keni votu'

Skandali i komunës së Gjilanit, bujqve u thonë 'merrni dokumentet prej atyre që i keni votu'

14:30, 22/09/2021

Deputetja e kuvendit të Kosovës, nga radhët e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka reaguar ndaj zyrtarëve përgjegjës pranë Drejtorisë Komunale për Bujqësi në Gjilan, që sipas saj kanë një sje;;je jo etike ndaj  bujqve dhe fermerëve, përcjell Syri.net Kosova.

Kryeziu-Hyseni përmes një postimi ka pretenduar se të njëjtit po sillen jo korrekt, duke mos ofruar shërbime për të cilat ata janë të thirrur.

“Është për keqardhje sjellja e zyrtarëve përgjegjës pranë Drejtorisë Komunale për Bujqësi në Gjilan, karshi bujqve dhe fermerëve.  Askujt aty brenda nuk do të duhej ti interesonte kë e ka votuar pala që shkon për të marrë shërbimet, për të cilat ata zyrtarë janë përgjegjës të jenë sa më bashkëpunues.  Asnjë fermeri dhe asnjë bujku, i cili shkon për ti nxjerrë dokumentet për aplikim për subvencionim, nuk i thuhet “shko merri dokumentet prej atyre që i keni votu”. Çdo fermeri dhe bujku, pa dallim, do të duhej ti ofrohej ndihma adekuate në mënyrë që aplikimi për ta të bëhet sa më korrekt”,ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo sjellje është bërë e përditshme, andaj edhe ka bërë thirrje publike karshi  Ministrisë së Bujqësisë, që ta zgjasë afatin e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Postimi i plotë:

THIRRJE PUBLIKE!

Është për keqardhje sjellja e zyrtarëve përgjegjës pranë Drejtorisë Komunale për Bujqësi në Gjilan, karshi bujqve dhe fermerëve.

Askujt aty brenda nuk do të duhej ti interesonte kë e ka votuar pala që shkon për të marrë shërbimet, për të cilat ata zyrtarë janë përgjegjës të jenë sa më bashkëpunues.

Asnjë fermeri dhe asnjë bujku, i cili shkon për ti nxjerrë dokumentet për aplikim për subvencionim, nuk i thuhet “shko merri dokumentet prej atyre që i keni votu”. Çdo fermeri dhe bujku, pa dallim, do të duhej ti ofrohej ndihma adekuate në mënyrë që aplikimi për ta të bëhet sa më korrekt.

Kjo po ndodhë vazhdimishit për ditë radhazi. Është e papranueshme! Prandaj shfrytëzoj rastin ti bëjë publikisht thirrje Drejtorisë Komunale për Bujqësi, që ti ndalojë këto sjellje aspak etike dhe aspak morale të zyrtarëve të saj.

Në të njejtën kohë, më lejoni që ti bëjë thirrje publike Ministrisë së Bujqësisë, që ta zgjasë afatin e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore. Afati i përcaktuar deri më 28 shtator është shumë i shkurtër dhe si pasojë e mungesës së stafit për ti trajtuar aplikacionet, një numër i madh i fermerëve dhe bujqve mund të mbesin pa e ushtruar të drejtën e tyre për aplikim.

Prandaj zgjatja e këtij afati është tejet i rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco