Hajdari për qeverisjen e mirë: Investimet e huaja direkte për 6 mujorin parë arritën në 230 milionë euro

Hajdari për qeverisjen e mirë: Investimet e huaja direkte për 6 mujorin parë arritën në 230 milionë euro

21:07, 14/09/2021

Ministrja Rozeta Hajdari ka shpalosur disa suksese të qeverisjes së saj, shkruan Syri.net Kosova.

Ai në një postim në Facebook ka folur për investimet e huaja direkte për 6 muajt e parë të vitit 2021.

"Investimet e huaja direkte në gjashtë (6) muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë (6) muaj të një viti, që nga viti 2007.
Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë (6) muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89% ngritje krahasuar me mesataren e deritanishme. Po ashtu vlenë të ceket se viti 2021 është për 33% me më shumë investime se viti 2020, apo 109% më i lartë se viti 2019.", ka shkruar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco