Shtrenjtimi i produkteve ndërtimore mund të jetë formë karteli

Shtrenjtimi i produkteve ndërtimore mund të jetë formë karteli

13:00, 13/09/2021

Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve ndaj disa produkteve ndërtimore.

Ai ka thënë se kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsyje, arsyje e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyja e dytë është e jashtëligjshme.

“1. Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njetë siq ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasë parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër.

2. Për të dytën, konkurrentët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithëashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsyje, arsyje e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyja e dytë është e jashtëligjshme.

1. Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njetë siq ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasë parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër.

2. Për të dytën, konkurrentët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në form të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve.

Sido që të jetë Autoriteti i Konkurrencës është organi i vetëm shtetërorë që mund ta konstatoi njërën apo tjetrën.

Nëse varianti i hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sido që është, uroj që nuk ka ndonjë kartel të tillë, sepse me rastin e funksionalizimit të AKK-së, institucioni ligjërisht ka të drejtë të kthehet mbrapa 5 vjet, dhe t’i hetoi pretendimet e ngritura nga të gjithë.

Një fjalë e urtë popullore “n’krue t’shtetit mos pi ujë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco