Vendimi i fundit i Qeverisë Kurti i mirë për kosovarët, por, barrë e rëndë për shtetin

Vendimi i fundit i Qeverisë Kurti i mirë për kosovarët, por, barrë e rëndë për shtetin

13:28, 10/09/2021 Nga Dardan Gashi

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ti subvencionoj me të holla lehonat dhe fëmijët kosovarë. Ky vendim që do ketë kosto milionëshe, po shihet si barrë shtesë për buxhetin e shtetit nga ekonimistët kosovarë, por do ndikojë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit dhe fuqisë blerëse

Qeveria e Kosovës do të nis zbatimin e masës 3.5, që ka të bëjë me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Nga kjo pako parashihet që të përfitojnë të gjitha lehonat dhe fëmijët e lindur nga data 1 janar e vitit 2020 e tutje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se aplikimi për shtesat për fëmijët mund të nisë nga data 11 shtator e këtij viti.

Nga kjo pako, nënat lehona do përfitojnë nga 170 euro në muaj për gjashtë muaj( 3 muaj nënat e punësuar) dhe 20 euro në muaj, fëmijët e lindur nga data 1 janar 2020 e tutje.

Lexo edhe: Nga 20 euro do t’i përfitojnë vetëm fëmijët e lindur në kohën e COVID-it

Lexo edhe: Sa do i kushtojë buxhetit të shtetit ky vendim?

Po cili do të jetë efekti ekonomik për familjet kosovare?

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj deklaron se çdo përkrahje shtesë nga ana e qeverisë, është e mirëseardhur për familjet dhe sadopak do e lehtëson rritjen e secilit femijë të lindur duke i ditur obligimet që ka një fëmijë.

“Pa marr parsysh përkrahjen nga shteti secili çift që është i shëndoshë potencialisht duhet të kontribuon në shtimin popullsise si  një akt patriotik duke mbajtur dhe rigjeneruar popullësinë.

Ai shton se çdo përkrahje në skema sociale është ngarkesë për buxhetin, por njëherit ndikon në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit, konkretishtë shtresës më vitale dhe të ardhmes së popullit.

Sesa do ndikojë ky vendim në ngritjen e mirëqenies, ai vlerëson se Kosova është larg në përkrahjen që e meritojnë lehonat.

Çdo hap në përkrahje të kësaj kategorie duhet të duartrokitet.

 

Edhe njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova e vlerëson vendimin e sotëm si  hap pozitiv nga Qeveria, qe ti subvencionoj gratë/ lehona me 170 euro.

 “Ky vendim duhet të përshëndetet dhe sadopak ju përmisojë gjendjen ekonomike dhe është një praktikë e re në Kosove, kjo tregon  se ekonomia familjare dhe kombetare po shkon drejtë stabilizimit dhe konsulufimit socio ekonomike”

Ai vlerson se ky vendim do i ndihmojë buxhetit familjare në aspektin financiare dhe ekonomik, duke krijuar një klime më të favorshme ekonomike.

 “E ngritë standardin jetësor dhe rritë të hyrat familjare me ndihmën dhe dorën e shtetit dhe e rrit kërkesen agregate në të ardhmen për konsum dhe e rrite fuqine blerëse.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se përfitues i shtesave për fëmijët janë nënat dhe aplikimi duhet të bëhet përmes platformës e-Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco